River Plate e nis me fitore në Kupën e Botës për Klube

by Nexhat

Skuadra argjentinase River Plate e ka nisur me fitore fushatën në Kupën e Botës për Klube, duke triumfuar 3-1 ndaj Urawa Red Diamonds në ndeshjen hapëse të Grupit E.

Në përballjen e parë zyrtare të klubit japonez ndaj një kundërshtari nga Amerika e Jugut, minuta e para kanë qenë nën kontroll të plotë të ekipit nga Buenos Aires. Sebastian Driussi ka rrezikuar i pari portën kundërshtare, kur një goditje e tij nga skaji i zonës ka përfunduar në shtyllë.

banner

Epërsia për River Plate ka ardhur vetëm tre minuta më vonë. Marcos Acuna ka dërguar një harkim të saktë në zonë, ku Facundo Colidio ka përfituar nga pasiguria mes mbrojtjes dhe portierit, për të realizuar me kokë golin e parë të takimit.

Pavarësisht golit të pësuar, Urawa është përmirësuar dhe ka menduar se kishte barazuar pas një goditje me kokë të Marius Hoibraten, por goli është anuluar për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, një gabim i rëndë nga i njëjti mbrojtës norvegjez i ka kushtuar shtrenjtë ekipit japonez: kthimi i tij i gabuar me kokë është ndëshkuar nga Driussi, i cili e ka dyfishuar avantazhin e River Plate.

Megjithatë, Urawa nuk është dorëzuar. Takuro Kaneko e ka fituar një penallti pas një faulli të Acuna, të cilën Yusuke Matsuo e ka kthyer në gol, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Tifozët japonezë kanë rritur përpjekjet për motivimin e skuadrës së tyre, e cila ka kërkuar me ngulm barazimin, por shpresat janë shuae në minutën e shtatëdhjetë e pestë, kur Maximiliano Meza ka realizuar me kokë nga një këndore e Acunas, duke vulosur fitoren 3-1 për River Plate

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy