Jobe Bellingham nuk e mban mbiemrin në fanellën e Dortmund, ja arsyeja

by Nexhat

Mesfushori i Anglisë U21, Jobe Bellingham, ka vendosur të mos e mbajë mbiemrin e familjes në fanellën e tij te Borussia Dortmund, teksa përpiqet të krijojë një identitet të veçantë në karrierën e tij, larg krahasimeve me vëllain e madh, Jude Bellingham.

19-vjeçari ka ndjekur hapat e Jude Bellinghamit nga Birmingham City te Dortmund, ndërsa ky i fundit tashmë është një nga lojtarët kryesor te Real Madridi.

banner

Por Jobe po përpiqet të ndjekë një rrugë të tijën dhe të mos jetojë nën hijen e vëllait të famshëm.

Pasi kishte zgjedhur të mos përdorë mbiemrin në fanellë që nga transferimi te Sunderland në vitin 2023, ai ka vazhduar me këtë praktikë edhe te Dortmundi.

Në debutimin e tij në barazimin 0-0 ndaj Fluminense në Kupën e Botës për Klube, Jobe e veshi me krenari fanellën me emrin “Jobe”, në vend të “Bellingham”.

Ish-trajneri i tij te Sunderland, Tony Moëbray, ka shpjeguar arsyetimin e lojtarit.

“Unë mendoj se ai po përpiqet të krijojë identitetin e vet. Nuk dëshiron të jetojë nën hijen e emrit të vëllait, por të jetë futbollisti që është dhe t’u tregojë njerëzve çfarë mund të bëjë,” tha Mowbray

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy