Man United planifikon huazimin e Rashford, paga e lartë pengon shitjen

by Nexhat

Manchester United raportohet se është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për të huazuar Marcus Rashford gjatë verës, ndërsa vazhdon kërkimi për një klub që do të pranojë ta blejë kartonin e tij.

Sipas “Manchester Evening Standard”, ‘Djajtë e Kuq’ po përgatiten për një huazim të mundshëm për gjithë sezonin e ardhshëm, pasi Rashford kishte një përplasje me trajnerin Ruben Amorim sezonin e kaluar.

banner

26-vjeçari kaloi gjysmën e dytë të sezonit të fundit në huazim te Aston Villa, ku la përshtypje pozitive nën drejtimin e Unai Emery, por klubi vendosi të mos aktivizojë klauzolën e blerjes.

“Pengesa më e madhe mbetet kontrata e Rashford, i cili fiton 315,000 euro në javë, një shumë që ka bërë që klubet si Aston Villa dhe së fundmi edhe Barcelona të hiqnin dorë nga negociatat. Katalanasit tani janë fokusuar në transferimin e Nico Williams nga Athletic Bilbao”, shkruan “Manchester Evening Standard”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy