Ballkani e zyrtarizon blerjen përfundimtare të Serebes nga Cluji

by Nexhat

Raportet e mira mes Ballkanit dhe klubit rumun Cluj kanë sjellë sërish fryte në tregun e transferimeve. Këto dy skuadra kanë shkëmbyer lojtarë edhe më parë, dhe ky bashkëpunim u përforcua të premten me një lëvizje të re.

Klubi suharekas zyrtarizoi blerjen e plotë të sulmuesit qendror Valentin Serebe, i cili edicionin e kaluar ishte i huazuar nga Cluj. 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë realizoi dy gola në 12 paraqitje gjatë pjesës së dytë të sezonit, pasi iu bashkua Ballkanit në muajin janar.

banner

Tani, Serebe ka firmosur kontratë trevjeçare, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të kampionëve të Kosovës.

“22-vjeçari do të jetë një armë shtesë për objektivat tona në edicionin e ri të Superligës dhe në garat evropiane,” u tha në njoftimin e klubit.

Ballkani tashmë është në fazën përgatitore për duelet ndërkombëtare, ku në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me fituesin e çiftit Floriana (Maltë) – Haverfordëest (Uells).

Ndërkohë, në radhët e Clujit vazhdojnë të luajnë dy emra të njohur për tifozët kosovarë – Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, që dikur ishin pjesë kyçe e suksesit të Ballkanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy