Bayerni e fut në listën e dëshirave mbrojtësin e Chelseat

by Nexhat

Bayern Munich po shqyrton mundësinë për të përforcuar skuadrën në afatin kalimtar veror dhe vëmendja e klubit gjerman duket se është rikthyer te Chelsea.

Bavarezët kanë kohë që tregojnë interes për mbrojtësin Malo Gusto dhe kjo u përmend edhe në edicionin e fundit të podcastit “Bayern Insider” të Bild.

banner

Sipas raportimeve, Chelsea do të ishte i gatshëm të shiste francezin, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2030, për një shumë rreth 50 milionë euro.

Gusto është lojtari i dytë i Chelseat që është lidhur me Bayernin pasi edhe Christopher Nkunku shihet si një opsion, pasi ai vetë thuhet se dëshiron një transferim.

Megjithatë, transferimi i Gustos nuk është prioritet për momentin për drejtuesit e klubit. Ata synojnë së pari të afrojnë një sulmues për krahun e majtë.

Në skuadrën aktuale të Bayernit janë tashmë tre mbrojtës të djathtë: Sacha Boey, Konrad Laimer  dhe Josip Stanisic.

Vetëm nëse ndonjëri prej tyre largohet, pista për Guston mund të rihapet dhe të bëhet më konkrete

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy