Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

by Nexhat

Distria Krasniqi është ngjitur në majën e ranglistës botërore të xhudos, duke u bërë jo vetëm e para në kategorinë deri në 52 kilogramë, por edhe xhudistja më e vlerësuar në të gjitha kategoritë, femra dhe meshkuj.

Pas medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror në Budapest, ajo fitoi 1400 pikë të reja, duke arritur në 7055 pikë – më shumë se çdokush tjetër në botë.

banner

Deri tani, vendin e parë e mbante francezja Amandine Buchard me 5700 pikë, por tani ajo është e dyta në kategorinë e saj.

Renditja e re, e publikuar të hënën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e vendos Kosovën në qendër të vëmendjes globale

Distria është sportistja me më së shumti pikë në të gjitha kategoritë, duke lënë pas edhe rivalët më të fortë te meshkujt si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895).

Kampionia botërore, Uta Abe, avancoi për gjashtë pozita dhe tani është e pesta me 4352 pikë në kategorinë e saj. Për medalje të artë, Abe që e fitoi ndaj krasniqit, u “shpërblye” me 2000 pikë në ranglistë.

Ranglista është kyçe për normat olimpike dhe pozicionimin si bartëse në garat madhore, çka e bën këtë arritje edhe më të rëndësishme për Distrinë në prag të Lojërave Olimpike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy