Arabia Saudite synon përballjen e fundit mes Ronaldos dhe Messit – në nivel klubesh!

by Nexhat

Rivaliteti i madh individual i shekullit XXI, ndoshta edhe në gjithë historinë e futbollit – nëse ka një duel që përfaqëson më së miri fuqinë e yjeve, ai është mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Dyshja e legjendave e përcaktoi “El Clasico”-n për nëntë vite emocionuese, dhe tani Arabia Saudite po përpiqet t’i përballë sërish, kësaj here në nivel klubesh.

Të dy yjet synojnë të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026, dhe nëse Portugalia dhe Argjentina do të përballeshin në atë turne, kjo mund të ishte sfida e fundit mes tyre. Megjithatë, Arabia Saudite është e vendosur që t’i rikthejë përballjet mes Messit dhe Ronaldos më herët.

banner

Pas javësh të tëra pasigurie për të ardhmen e tij, duket se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Al-Nassr. Sipas Fabrizio Romanos, është arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, edhe pse ende nuk është vendosur nëse ajo do të zgjasë deri në vitin 2026 apo 2027.

Ndërkohë, Lionel Messi është i përqendruar te ndeshja e Inter Miami në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germain këtë fundjavë. Por, sipas Al-Midan Sports (përmes Sport), Arabia Saudite pritet të zhvillojë bisedime me babain dhe agjentin e tij, Jorge Messi. Sipas të njëjtit burim, presidenti i Al-Hilal, Fahad bin Nafel, ndodhet në SHBA dhe ka caktuar një takim me Messin për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Kontrata aktuale e Messit përfundon në fund të këtij viti kalendarik. Arabia Saudite kishte tentuar ta afronte yllin argjentinas edhe pas largimit të tij nga PSG

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy