Interi ofron Asllanin dhe 35 milionë euro për Nicolo Rovella-n

by Nexhat

Interi raportohet se po përgatit një superofertë për të transferuar në Milano mesfushorin italian Nicolo Rovella, aktualisht pjesë e Lazios.

Sipas medieve italiane, zikaltrit kanë propozuar 35 milionë euro + kartonin e Kristjan Asllanit në këmbim të 22-vjeçarit Rovella, i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro nga klubi roman.

banner

Oferta vjen në një kohë kur të dyja klubet ndodhen në SHBA për fazën e grupit të Kupës së Botës për Klube, ndërsa drejtuesit e Interit po punojnë intensivisht për të përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ri.

Negociatat ende janë në fazën fillestare dhe ende nuk është bërë e qartë nëse Lazio do ta pranojë këtë propozim që përfshin edhe mesfushorin shqiptar Asllani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy