Cristiano Ronaldo pak ditë më parë ka nënshkruar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Al Nassr, që do ta mbajë në Arabinë Saudite deri në vitin 2027, kur do të jetë 42 vjeç.
Por më shumë sesa për vazhdimësinë, kjo marrëveshje po bën bujë për shifrat e jashtëzakonshme që përfshin.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kontrata e re i garanton Ronaldos mbi 500 milionë euro për dy sezonet e ardhshme, shifër që me bonuse dhe përfitime të tjera mund të kalojë 600 milionë euro.
Detajet e kontratës:
Paga bazë vjetore: 208.4 milionë euro
Fitim në sekondë: 6.5 euro
Bonus nënshkrimi për sezonin e parë: 28.7 milionë euro
Bonus nënshkrimi për sezonin e dytë: 44.5 milionë euro
Bonuse sportive:
4.7 milionë euro nëse shpallet golashënuesi më i mirë i Ligës Saudite
9.4 milionë euro nëse Al Nassr fiton kampionatin
Pjesëmarrje në aksione: 15% e aksioneve të klubit, me vlerë rreth 38.7 milionë euro
Përfitime jashtë fushe:
Shërbime të personalizuara për familjen: 16 persona në shërbim të plotë (shoferë, kuzhinierë, roje, mirëmbajtës), me kosto të 1.6 milionë euro në vit, të mbuluara nga klubi.
Avion privat në dispozicion: 4.7 milionë euro në vit për udhëtime personale dhe familjare.
Ronaldo jo vetëm që po vazhdon karrierën në nivele të larta, por me këtë kontratë hyn në histori si një nga sportistët më të paguar të të gjitha kohërave.
Al Nassr nuk po investon vetëm në një futbollist, por në një ikonë globale, me ndikim të jashtëzakonshëm në sport, marketing dhe kulturë.

