Bryan Zaragoza drejt Celta Vigo-s

by Nexhat

Celta Vigo është në bisedime të avancuara me Bayern Munich për transferimin e Bryan Zaragoza.

Sipas “Marca”, anësori spanjoll pritet të largohet sërish nga gjigantët gjermanë, pas një gjysmë sezoni në huazim te Osasuna.

banner

23 vjeçari ka arritur tashmë një marrëveshje parimore me Celtan, por ende nuk është finalizuar akordi mes klubeve. Bayern është i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet në huazim, por kërkon që marrëveshja të përfshijë një detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Celta dëshiron që blerja të jetë përhershme dhe me një çmim të përballueshëm për klubin.

Gjatë sezonit të kaluar në La Liga me Osasunën, Zaragoza regjistroi 27 paraqitje, duke humbur 10 ndeshje për shkak lëndimeve.

Ai shënoi një gol dhe dhuroi gjashtë asistime. Transferimi i tij te Celta pritet të përfundojë në ditët në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy