Ilir Meta kërkon lirinë, i drejtohet Gjykatës së Lartë

by Nexhat

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Shqipërisë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar lirinë e tij.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Apelit kishte refuzuar kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo lëvizje e re nga Meta vjen pas refuzimit të apelimit dhe duket se ka për qëllim të kërkojë mundësinë për të qenë në liri, duke sfiduar vendimet e deritanishme të institucioneve gjyqësore.

banner

Sipas burimeve, seanca në Gjykatën e Lartë pritet të mbajë një rëndësi të madhe në zhvillimin e kësaj çështjeje, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, për shkak të pozitat dhe statusit të Ilir Metës në politikën shqiptare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy