Dardan Cena shpallet kampion ballkanik, fiton medaljen e artë

by Nexhat

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen e artë për Kosovën.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe babai i tij, Anton Cena në rrjetet sociale.

banner

“Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të tij, por edhe i punës së palodhshme pas tij. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Driton Kuka, arkitekt i shumë kampionëve shqiptarë, si dhe për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të çmuar si mentore dhe frymëzim për Dardanin”, shkruan Anton Cena, babai i tij. 

Ky kampionat është mbajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy