Franco Foda publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit

by Nexhat

Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin 2026.

Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

banner

Kombëtarja jonë është e dyta në Grupin B, kurse synimi është të përfundohen kualifikimet të paktën në këtë pozitë. Vendi i dytë siguron plejofin, ndërsa vendi i parë biletën për Botëror.

Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova i ka shtatë. Pason Sllovenia me tri pikë dhe Suedia me një. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy