Kos: Reformat nuk janë të lehta – Plani i Rritjes përgatit vendet e Ballkanit për të hyrë në BE

by informim peje

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se reformat që duhet të ndërmerren nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk janë të lehta derisa ka folur në Samitin për Rritjen e BE-së, në Tiranë.

Ajo shtoi se Plani i Rritjes i përgatit këto vende për t’u bërë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

banner

“Një treg i përbashkët rajonal do rriste ekonominë tuaj me 10 përqind. E di që reformat për të cilat kemi rënë dakord nuk janë të lehta, por lehtësojnë negociatat me BE. Hapin mundësi që më pas ju japin qasje si në disa vende të BE. Presidentja e KE, më tha se ishte e imponuar nga dy konferencart e investimeve që pa në rajon”.

“Le të kemi më shumë partnerë tregtarë në rajon. Sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë këtu. Sa më shumë ecni përpara drejt BE, aq më shumë kureshtje do të kenë investitorët. Le ta bëjmë Planin e Rritjes një sukses të vërtetë. Sot kemi ardhur për planin e rritjes, por do të vij së shpejti për të zbuluar disa pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë”, theksoi ajo, sipas ABCNews.al.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy