Historike: Islam Selmani nënkampion i botës në karate!

by Nexhat

Karateisti kosovar, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro. 

Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të këtij sporti në skenën ndërkombëtare, ku pas një dueli të fortë, ai u rendit i dyti në botë duke fituar medaljen e argjendtë, raporton Klankosova.tv.  

banner

Derisa një ditë më herët, Selmani kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku siguroi një fitore dominuese 9:1 ndaj karateistit nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov. 

Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy