Luis Suárez ka folur hapur për personalitetin e tij dhe momentet që e kanë ndërtuar si lojtar dhe si njeri. Sulmuesi uruguaian rrëfeu për kritikat dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë karrierës së tij te Ajax, Liverpool dhe Barcelona.
“Te Ajax më thanë se isha shumë i shëndoshë. Te Liverpool më kritikuan për sjelljen time. Te Barcelona më sulmonin kur kaloja periudha të dobëta në formë. Kam luftuar në çdo fazë të karrierës,” tha Suárez.
Ai kujtoi edhe fëmijërinë e vështirë: “Që kur isha i vogël kam luftuar. Gjithmonë dilja jashtë për të siguruar ushqim për veten dhe familjen time. Kjo luftë ka qenë pjesë e imja që nga fillimi.”
Suárez pranon se pasioni dhe rebelimi i tij shpesh ndikojnë edhe në jetën familjare: “Ka momente që nuk jap shembullin e duhur. Kur jam në fushë, personaliteti im triumfon.”
Sulmuesi thekson se kjo luftë dhe vendosmëria kanë qenë çelësi për suksesin e tij dhe për të arritur majat në futboll, duke e bërë atë një nga lojtarët më të spikatur të brezit të tij.

