Ballkani fiton ndaj Dritës dhe e merr kreun

by Nexhat

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Dritës, duke marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës. Gjithashtu edhe Malisheva e ka mposhtur Ferizajn e edhe Dukagjini Llapin. Të tri ndeshjet i kanë takuar të xhiros së 15-të dhe janë zhvilluar të dielën. 

Në Gjilan, ndeshja ku suharekasit kanë fituar ndeshja ka qenë shumë dramatike.  
Fillimisht, Bleart Tolaj e ka kaluar Ballkanin në epërsi në minutën e 12-të me një supergol nga distanca. Kristal Abazaj e ka barazuar rezultatin në minutën e 23-të, por Ballkani ka reaguar shpejt. Në minutën e 32-të, Giovanni Ribeiro e ka rikthyer epërsinë në 2:1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Walid Hamidi ka shënuar për 3:1. Drita ka ngushtuar shifrat në 3:2 me golin e dytë të Abazajt në minutën e 58-të, por rezultati ka mbeur i pandryshuar deri në fund.

banner

Malisheva ka marrë tri pikë në udhëtim në Ferizaj, duke triumfuar me rezultat 2-0. 
Etnik Brruti e ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 53-të pas asistimit të Laurent Xhylanit.
Elom Nya-Vedji e ka shënuar golin e dytë për 2:0 në minutën e 79-të.

Dukagjini ka triumfuar ndaj Llapit me golin e vetëm të ndeshjes, të shënuar nga Dardan Berisha në minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Ballkani udhëheq tabelën me 26 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Në fund të renditjes mbetet Prishtina e Re me 14 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy