Pas disa ngjarjesh të rënda të ndodhura njëra pas tjetrës, kryeministri Rama vendosi t’ja besojë postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla .
Karrierën politika, Taulant Balla e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano.
Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të viti 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.
Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri. Përgjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale dhe është vënë përballë betejave të forta me opozitën Kuvend.