Thirrje për kthimin e eshtrave të Gjerasim Qiriazit në Manastir

by Nexhat

Nga: Bekim Asani

Në ditën e përkujtimit të kalimit në amshim të Rilindasit nga Manastiri, Gjerasim Qiriazi, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse dhe përfaqësuesve politikë që të ndërmarrin hapa konkretë për kthimin urgjent të eshtrave të tij nga Strumica në Manastir.

banner

Gjerasim Qiriazi ka lindur në fshatin Tërnovë të Manastirit, dhe si një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i takon të prehet në vendlindjen e tij, në Manastir, aty ku kanë zanafillën rrënjët e jetës dhe të veprimtarisë së tij atdhetare.

Më 2 janar 1894, në moshën vetëm 35-vjeçare, u nda nga jeta Gjerasim Qiriazi – shkrimtar, mendimtar dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare shqiptare. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e arsimit, kulturës dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, duke zënë një vend të veçantë në historinë e Rilindjes.

Megjithëse jeta e tij u ndërpre herët, trashëgimia që la pas mbetet e gjallë dhe e çmuar në kujtesën historike dhe kulturore të kombit shqiptar. Kthimi i eshtrave të tij në Manastir do të ishte një akt drejtësie historike, dinjiteti kombëtar dhe respekti institucional ndaj figurave themeltare të kombit.

Linku :

https://www.change.org/p/ktheni-eshtrat-e-gjerasim-qiriazit-n%C3%AB-manastir?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy