Malisheva përmbys Ballkanin në Suharekë

by Nexhat

Malisheva ka shkaktuar befasi në javën e 20-të të elitës së futbollit tonë, duke mposhtur në udhëtim Ballkanin me rezultat 1-2, të hënën pasdite.

Vendasit e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Pas një asistimi të bukur nga Almir Kryeziu, Bleart Tolaj realizoi për 1-0.

banner

Megjithatë, reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. Në minutën e 28-të, mbrojtësi Samuel Opeh barazoi shifrat në 1-1 me një goditje të saktë nga distanca.

Malisheva vazhdoi me presionin dhe vetëm nëntë minuta më vonë Assanne Diatta realizoi golin e përmbysjes për 1-2, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, të dy skuadrat krijuan raste dhe luajtën hapur, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin. Mysafirët u mbrojtën mirë deri në fund dhe siguruan tri pikë të rëndësishme nga udhëtimi në Suharekë.

Pavarësisht kësaj humbje, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 36 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë, ndërsa Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 33 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy