ZKM njofton se Kurti pranoi “një mori urimesh” nga liderë për mandatin e ri: Merz dhe Macron mes tjerësh

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga udhëheqës shtetes, me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatit të ri qeverisës, tha Zyra e Kryeministrit.

ZKM ka përmendur disa liderë që e kanë uruar Kurtin.

banner

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kurtit thotë se “krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy