Një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjakovë. Për këtë ka njoftuar Brigada e Zjarrfikësve Gjakovë, e cila thekson se nuk raportohet për të lënduar.
“Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin në kohë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij dhe shmangies së rrezikut për qytetarët dhe pronën përreth”, thuhet në njoftim e tyre në Facebook.
Po ashtu thuhet se janë shkaktuar dëme materiale

