Fernandez pas golit të parë në fanellën e PSG-së: Është koha të rritëm

by Nexhat

Talenti i ri i Paris Saint-Germain, Dro Fernandez, është shprehur tejet i lumtur me golin parë të shënuar me fanellën e klubit parizien, në fitoren bindëse 4:0 ndaj Nice.

18-vjeçari, i cili iu bashkua PSG-së në janar nga Barcelona mes polemikave, tha se ndihet i lumtur që po kontribuon për ekipin parisien.

banner

“Të ndihmoj skuadrën me golin tim të parë më bën jashtëzakonisht të lumtur. Jam i lumtur në Paris. Nuk është e lehtë të vish nga jashtë në një moshë kaq të re,” deklaroi ai.

Fernandez shtoi se synon të vazhdojë rritjen dhe përshtatjen në ekip.

“Tani është koha të vazhdoj të rritem, të përshtatem dhe të ndihmoj skuadrën sa herë që kam mundësi. Do të shfrytëzoj çdo minutë që më jepet”, theksoi ai.

Fernandez vlerësoi edhe trajnerin Luis Enrique për besimin e treguar ndaj tij.

“Trajneri më ka dhënë besim. E dija që është një trajner i madh dhe nuk kam pasur asnjë dyshim kur erdha këtu,” u shpreh Fernandez.

Nga ana tjetër, vetë Luis Enrique theksoi se paraqitja e talentit të ri nuk është surprizë.

“Nuk më habit. Është vetëm 18 vjeç, por stili i tij i lojës i përshtatet asaj që ne kërkojmë. Një nga cilësitë e tij kryesore është depërtimi në zonën kundërshtare,” tha trajneri spanjoll.

Edhe mesfushori i PSG-së, Warren Zaire-Emery, pati fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij të ri.

“Ai është një lojtar fantastik, madje më i ri se unë. Ajo që po bën në këtë moshë është e jashtëzakonshme. Duhet të vazhdojë kështu dhe ne do ta mbështesim maksimalisht,” deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy