Rrezik potencial për vizitorët, mbyllen përkohësisht disa zona të Kalasë së Prizrenit

by Nexhat

Në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së qytetarëve, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se monumenti Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht në disa prej zonave të saj.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë pas vlerësimeve profesionale që evidentojnë gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët.

banner

Ministria bën të ditur se zonat me rrezik do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të radhës.

Po ashtu, është pezulluar dhënia në shfrytëzim e hapësirave të kalasë për aktivitete nga organizata, iniciativa kulturore dhe artistë të pavarur, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta.

“Publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë dhe për afatet e mundshme të rihapjes. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara, duke theksuar se ky vendim është në shërbim të ruajtjes së një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë dhe të sigurisë së vizitorëve”, theksohet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy