Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit

by Nexhat

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke pritur me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën pjesë qindra persona nga dhjetë vende të rajonit e më gjerë.

Kampionati u mbyll me një lajm të mirë për sportin kosovar, pasi çiklisti Festim Kurti siguroi medaljen e bronztë në disiplinën ‘Individual Chronometer’, duke i dhënë Kosovës një vend në podium në garën më të rëndësishme rajonale të këtij sporti,

banner

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi Festim Kurtin për medaljen e bronztë, si dhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, i cili dëshmoi edhe një herë kapacitetet e Kosovës për zhvillimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy