Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

by Nexhat

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Po ashtu për shkak të përleshjes lëndime serioze ka marrë edhe babai i tij, i moshës 57 vjeçare.

Lidhur me rastin ka folur edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Prizrenit, Kujtim Kryeziu.

banner

“Në kohën aktuale kur ka ndodhur kemi pasur disa raste dhe të tjera të kombinuara, mirëpo ky i mund thuajse të gjitha. Rreth orës 12:00 erdhi pacienti së bashku me prindin, me një person më të moshuar. Pacienti i ndjerë kishte lëndim fatal në regjionin e gjoksit, me siguri e prekur zemra ka qenë, i pamundur ka qenë reanimimi i mëtutjeshëm dhe është konstatuar vdekja e pacientit”, tha mjeku.

Derisa, për 57 vjeçarin, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Ndërsa pacienti tjetër më i moshuar rreth moshës 57 vjeçare, ka qenë po ashtu me lëndim në regjonin e gjoksit në anën e majtë, por nuk është prekur zemra. është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin e Kirurgjisë dhe ende aty është dhe mjekohet. Një pacient është i shtrirë. Gjendja e tij për momentin është stabile, pas intervenimit të kirurgut”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy