Sot varroset futbollisti 24-vjeçar nga Gjakova i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë

by Nexhat

Lojtari i KF Dukagjinit të Gjakovës, 24-vjeçari Bajram Rragamaj, do të varroset sot në varrezat e fshatit Skijanë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të nisë nga ora 17:00.

banner

I ndjeri ishte nipi i ish-deputetit Hisen Berisha, i cili tha se i riu, pas një beteje të gjatë, të dhimbshme dhe të pabarabartë me një tumor agresiv, u largua fizikisht nga ata, duke i lënë pas pikëllim të madh dhe një boshllëk që nuk mund të mbushet.

Bajrami ishte në lulen e rinisë, me ëndrra, shpresa dhe jetë përpara. Një djalë studioz e inteligjent që nuk e befasonte eskalimi i sëmundjes. Ai e përballoi atë me dinjitet, forcë dhe besim, i vetëdijshëm e me shpresë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë për të gjithë ne, për vlerat e personalitetin që po rritej brenda tij”, ka shkruar Berisha në telegramin e ngushëllimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy