Policia e Shtetit ka përfunduar kontrollet për ish zv.ministrin Arben Ahmetaj dhe i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme ku shprehet për pamundësinë e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-numrit dy të qeverisë.
Në këtë rast SPAK ka vendosur të shpallë në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn për aferën e inceneratorëve. Ahmetaj akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më 14 korrik, Parlamenti miratoi me 117 vota pro, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij.