Kaos në FIFA, Infantino i kërcënon Federatat: -75% e fondeve nëse thoni JO

by Nexhat

Situata në FIFA po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Pas polemikave të forta rreth projektit të presidentit Gianni Infantino për krijimin e një kompanie të re që do t’i menaxhojë të drejtat komerciale të Kupës së Botës, kanë dalë në pah detaje të reja mbi mënyrën se si po kërkohet mbështetja e federatave anëtare. 

banner

Sipas raportimeve, FIFA ua ka bërë të ditur 211 federatave kombëtare se, nëse e miratojnë projektin deri më 19 shtator, do t’i përfitojnë 75% të fondeve të parashikuara menjëherë.

Në të kundërtën, federatat që nuk do ta mbështesin planin nuk do të kenë qasje në të njëjtin nivel financimi, përcjell “Gazeta Express”. 

Projekti i Infantinos e parasheh krijimin e kompanisë FIFA Forward Enterprise, në të cilën një pjesë e aksioneve do t’u shitet investitorëve privatë.

Sipas presidentit të FIFA-s, kjo do të mundësojë rritje të ndjeshme të fondeve për zhvillimin e futbollit në të gjithë botën.

Megjithatë, shumë federata, UEFA dhe figura të rëndësishme të futbollit e kanë kundërshtuar ashpër këtë plan, duke e cilësuar si një hap të rrezikshëm drejt privatizimit të futbollit botëror dhe duke e kritikuar mungesën e transparencës në proces. 

Afati i vendosur nga FIFA është 19 shtatori, datë deri në të cilën federatat duhet ta japin përgjigjen e tyre për projektin që e ka shkaktuar një nga përplasjet më të mëdha politike dhe institucionale në futbollin ndërkombëtar të viteve të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy