Për një vit, 200 persona humbën jetën nga aksidentet në Shqipëri

by Nexhat

Brenda një periudhe njëveçare, 200 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në Shqipëri.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Shtetit, në vitin 2015 ishin 270 persona që kishin humbur jetën në aksidente rrugore, derisa për vitin 2025, ky numër ka rënë në 200.

Kurse, megjithë trendin e rënies së aksidenteve fatale ndër vite, aksidentet rrugore mbeten shkaktari numër një i humbjeve të jetëve njerëzore.

banner

Ministri i brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari ka thënë se nuk është kurrë mjaftueshëm ndërgjegjësimi mbi nevojën e respektimit të normave të drejtimit të automjetit dhe sigurisë rrugore.

“Do të vijojmë çdo ditë me apelin për ndërgjegjësim, mbikëqyrje dhe sanksionim me qëllim parandalimin e humbjeve në jetë njerëzore dhe lëndimin e qytetarëve. Policia e Shtetit është çdo ditë e pranishme në akset rrugore të vendit, me makinat inteligjente, radarët dhe dronët e saj. #SmartCity vjen së shpejti si investimi më i madh i qeverisë shqiptare për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.”, ka shkruar Lamallari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy