Rrezikoi pushuesit, shoferi i gomones gjobitet me mbi 5 mijë euro në Ksamil

by Nexhat

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare,gjatë patrullimit në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, te “Plazhi Publik”, konstatuan një mjet lundrues (gomone), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. B., u ndëshkua me masë administrative prej 500 mijë lekë të rinj.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit”, thuhet në njoftim.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy