FOTOLAJM/ “Kur e gjithë Shqipëria të duket mbrapsht, ndoshta je ti me kokë poshtë”, mesazhe pikante në protestën e 68-të kundër Ramës: Qytetarët nuk dorëzohen

by Nexhat

Protesta e 68-të kundër qeverisë u shoqërua me pankarta dhe mesazhe simbolike, përmes të cilave pjesëmarrësit shprehën qëndrimet e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe situatës në vend.

Në shesh u vendosën disa pankarta që theksonin vazhdimësinë e protestave dhe vendosmërinë e qytetarëve për të vijuar kundërshtimin. Në një prej tyre lexohej mesazhi: “68, qytetarët nuk dorëzohen”, ndërsa një tjetër mbante mbishkrimin: “68, ne qëndrojmë së bashku”.

banner

Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe një pankartë me mesazhin: “Kur e gjithë Shqipëria të duket mbrapsht, ndoshta je ti me kokë poshtë.” Me këtë slogan, protestuesit ironizuan mënyrën se si, sipas tyre, qeveria dhe kryeministri perceptojnë realitetin dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët./ BalkanWeb

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy