Protesta e përditshme në Tiranë ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të radhazi. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Para selisë së qeverisë, ata zhvilluan tubimin me thirrje dhe fjalime nga podiumi i improvizuar, duke përsëritur kërkesat e tyre.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e një qeverie teknike, duke deklaruar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizimin e këtyre objektivave.
Në përfundim të fjalimeve si çdo mbrëmje protestuesit kanë nisur marshimn nëpër rrugët e Tiranës

