Vandalizohen muralet e UÇK-së në Çair, reagon BDI

by Nexhat

Portretet e figurave të UÇK-së dhe simbolet kombëtare të vendosura në muret e disa hapësirave publike në Çair janë vandalizuar, duke nxitur reagime nga partitë shqiptare atje. BDI e ka cilësuar aktin si provokim të rëndë, ndërsa Forumi Rinor i VLEN-it ka zhvilluar një aksion në Çair kundër vandalizmit dhe gjuhës së urrejtjes.

Partia shqiptare në opozitë, BDI ka shpërndarë përmes një video incizimi portretet e shkaravitura të çlirimtarëve, nëpër disa mure të Komunës së Çairit.

banner

“Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, pikërisht në përvjetorin e rënies së Komandant Telit, është provokim i rëndë. BDI – Dega Çair dënon ashpër përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve. Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BDI-së në Çair.

Ndaj këtij vandalizmi ka reaguar edhe Forumi Rinor i VLEN-it që ka zhvilluar një aktivitet në Çair në mbrojtje të figurave kombëtare dhe kundër vandalizmit në hapësirat publike.

Të rinjtë e këtij Forumi kanë pastruar një hapësirë publike nga mbishkrimet dhe mesazhet e urrejtjes, duke përcjellë mesazhin “Jo gjuhës së urrejtjes!”

Nga Forumi Rinor i VLEN-it thonë se figurat kombëtare, historia dhe identiteti duhet të respektohen dhe të mbrohen, ndërsa hapësirat publike u përkasin të gjithë qytetarëve.

Nga Forumi Rinor i VLEN-it, thonë se, provokimi i aktit vandal është bërë në hapësirë territoriale të banuar kryesisht me shqiptarë.

Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, thanë se në Sektorin për Punë të Brendshme të Shkupit nuk është paraqitur dikush me ndonjë ankesë të këtillë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy