Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një rrëfim të rrallë në “Pressing One”, ka përdorë fjalë të rënda ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti, duke e quajtur “njeri të pabesë” dhe “instrument të sllavëve”.
Derisa po fliste për Ali Ahmetin, Menduh Thaçi tha; “Mendoj se e njoh mirë…Njeri më të pabesë në jetë s’kam taku”.
“Duken fjalë të rënda, megjithatë është koha që është kriju hapësirë të dëgjohet ky vlerësim..Në vitin 2002-2003 merreshin si vlerësime inati se ma kishte marrë pushtetin”, vijoi ai.
Derisa foli për fillimet në politikë, Thaçi tha; “mendoj që Ali Ahmeti që atëherë ka qenë instrument i të tjerëve, të tjerët kryesisht janë sllavët…”.
Sipas tij, Ahmeti “si instrument është përdorë”.

