Breznica e Bujanocit prej tre ditësh bën dritë edhe natën.
Veçse, jo për të mirë. Atë ndriçim po ia japin flakët që kanë kapluar një pjesë të madhe malore atje.
Zjarri që u përqëndrua tek pishat, po thuhet se nuk u përhap pa kurrfarë arsyeje.
Lokalizimi i tërësishëm u vështirësua edhe më shumë nga moti i nxehtë.
Ndonëse në terren dolën zjarrfikësit, zyrtarët kompetent për pyjet e ushtria.

