Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

by Nexhat

Janë publikuar pamje nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesithotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, ku pushuesit u përballën me flakëdhe tym të dendur.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur flakët kanë përfshirëpjesën e poshtme të objektit, ndërsa tymi i madh ka mbuluar katet e sipërme.

banner

Në rrugë shihen njerëz që janë larguar nga hoteli, ndërsa disa prej pushuesvedyshohet se janë detyruar të dalin nga ballkonet për t’i shpëtuar zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05. Sipas Policisë së Vlorës, gjashtëpushues janë lënduar, pesë prej tyre shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni.

Pesë të lënduar janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë, ndërsa njëtjetër po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

Njëpushues nga Kosova ka rrëfyer se, pasi kishte parë tymin dhe flakët ishtedetyruar të hidhej nga ballkoni për të shpëtuar.

Sipas hetimeve paraprake të Policisë, zjarri dyshohet se ishte aksidentaldhe ishte shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi nëambientet e restorantit.

Pamjet tregojnë përmasat e flakëve dhe momentet e panikut gjatëevakuimit të pushuesve nga hoteli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy