Klopp nis epokën te Gjermania: Nuk është një eksperiment afatshkurtër

by Nexhat

Jurgen Klopp ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Kombëtares së Gjermanisë, duke përfunduar ditën e parë në detyrën e re pas emërimit në vend të Julian Nagelsmann.

59-vjeçari u emërua në korrik me një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë në krye të Gjermanisë deri në Kupën e Botës 2030. Ai u përzgjodh nga Federata Gjermane e Futbollit si pasuesi i Nagelsmann, pas eliminimit të Gjermanisë nga Paraguai në Kupën e Botës, pas ekzekutimit të penalltive.

banner

Klopp rikthehet kështu në stol pas një periudhe larg drejtimit të skuadrave. Ish-trajneri i Liverpoolit kishte mbajtur detyrën e drejtuesit global të futbollit te Red Bull që prej largimit nga klubi anglez, ndërsa më herët kishte drejtuar edhe Borussia Dortmundin dhe Mainz në Bundesliga.

Pas ditës së parë në kampin e Gjermanisë, Klopp u shpreh i kënaqur me pritjen dhe atmosferën që ka gjetur në federatë.

“Gjithçka ka nisur vërtet shumë mirë. Të gjithë punonjësit që kemi takuar deri tani na kanë pritur jashtëzakonisht ngrohtë. Nuk ndihet aspak si diçka e panjohur dhe kjo është shumë e bukur”, deklaroi Klopp.

Trajneri gjerman theksoi gjithashtu se nuk sheh nevojë për një ndryshim total pas zhgënjimit në Kupën e Botës, duke nënvizuar se puna e tij do të fokusohet në dy drejtime kryesore: Kombëtaren A dhe pjesën tjetër të strukturës së futbollit gjerman.

Klopp e bëri të qartë se projekti i tij me Gjermaninë nuk është menduar si një zgjidhje e përkohshme, por si një projekt afatgjatë.

“Fatmirësisht, ky nuk është një eksperiment afatshkurtër. Është projektuar të zgjasë për disa vite dhe tani mund të fillojmë punën”, u shpreh ai.

Ndeshja e parë e Kloppit në krye të Gjermanisë do të jetë më 24 shtator, ndaj Holandës në Ligën e Kombeve. Synimi i tij i parë madhor është ndërtimi i një skuadre konkurruese përpara Kampionatit Evropian të vitit 2028

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy