Pse Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez zgjodhën të martohen në dhomën e ndenjës?

by Nexhat

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez zgjodhën t’i shkëmbenin betimet e martesës në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre, duke e preferuar një ceremoni intime familjare në vend të një dasme madhështore siç mund të pritej nga një çift i famshëm.

“Ne zgjodhëm ta bëjmë në dhomën e ndenjes së shtëpisë sonë, aty ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë dhe ku e jetojmë përditshmërinë tonë”, tha Rodríguez për “Vogue”, në një intervistë të publikuar të dielën.

banner

Duke folur pak para ceremonisë, ajo shpjegoi se dëshironte që fëmijët e tyre ta lidhnin gjithmonë shtëpinë e familjes me momentin kur prindërit e tyre u martuan.

“Pas 30 vitesh dua që fëmijët të mendojnë: ‘Diçka e mrekullueshme ka ndodhur në këtë tavolinë – betimet e martesës së prindërve tanë’.”

Për një çift të mësuar me pasuri të jashtëzakonshme dhe vëmendje të vazhdueshme publike, Rodríguez tha se privatësia dhe intimiteti kishin më shumë vlerë sesa luksi.

“Sepse kështjella, shtëpi, ishuj, kuaj, makina: ne i kemi të gjitha këto në dispozicion çdo ditë. Por diçka intime – kjo është më e pazakontë për ne”, u shpreh ajo.

Çifti gjithashtu dëshironte që fëmijët e tyre të ishin në qendër të ceremonisë.

Rodríguez i cilësoi ata si “protagonistët” e dasmës, duke e reflektuar rolin qendror që ata e kanë në jetën e përditshme të familjes.

Ceremonia e shënoi një tjetër moment të rëndësishëm për Ronaldon dhe Rodríguezin, pasi këtë vit bëhen 10 vjet që nga takimi i tyre i parë në një dyqan të “Gucci”-t në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy