Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët

by Nexhat

Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët

Zjarri në zonën e Gojanit në Pukë po afrohet me shpejtësi drejt banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët.

Flakët janë aktive mbi lagjen Meshurdh dhe, sipas burimeve nga banorët, zjarri ka kapërcyer rrugën dhe po avancon në drejtim të fshatit dhe banesave.

banner

Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve, raporton A2cnn, transmeton Klankosova.tv.

Mësohet se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të afrohen nga fshati Gojan i Madh për shkak të terrenit, ndërsa aksesi mund të realizohet vetëm përmes rrugës së vjetër të ndërtuar gjatë periudhës së pushtimit italian.

Ndërkohë, vijon zjarri në pyjet e Tërbunit dhe në zonën e livadheve të Hamzit, ku situata mbetet e vështirë. Flakët, të shtyra nga era, po përparojnë drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit.

Gjatë gjithë ditës kanë punuar të gjitha strukturat për izolimin e vatrave, me mbështetjen edhe të efektivëve të Forcave të Armatosura.

Megjithatë, vatrat e izoluara janë riaktivizuar disa herë për shkak të erës së fuqishme, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.

Për shkak të rrezikut gjatë natës, po dërgohet një automjet në zonën e Gojanit për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen duke qenë se zjarri po përparon më tej drejt banesave.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa era e fortë mbetet një prej faktorëve kryesorë që po vështirëson kontrollin e flakëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy