Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundoi në mur

by Nexhat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në dalje të Prizrenit, në aksin rrugor që çon drejt Kukësit.

Një automjet me targa të huaja është përplasur me një kamionçinë, ndërsa pas goditjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në murin rrethues të një servisi automjetesh.

Si pasojë e aksidentit, dy persona që ndodheshin në automjet kanë mbetur të lënduar, raporton Top Channel.

banner

Ata janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar me ambulancë në Urgjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Një punonjës i servisit, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se përplasja ka ndodhur brenda pak sekondash dhe ka qenë tejet e fuqishme.

Detaje të tjera rreth gjendjes së të lënduarve dhe shkaqeve të aksidentit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy