Raphinha kapiten i ri i Barçës, braziliani i parë në historinë e klubit

by Nexhat

Barcelona e ka zgjedhur liderin e saj të ri. Për sezonin 2026/27, shiriti i kapitenit do t’i besohet Raphinhas, i cili bëhet futbollisti i parë brazilian në historinë e klubit katalanas që e mban këtë rol. 

Vendimi vjen pas largimit të dy kapitenëve të sezonit të kaluar: Ronald Araujos, i cili u transferua në huazim te Liverpooli, dhe Marc-André ter Stegenit, i cili kaloi te Ajax, gjithashtu në formë huazimi.

banner

Pavarësisht se Frenkie de Jong ishte kapiteni i tretë sezonin e kaluar dhe shihej si kandidati natyral për pasardhës, klubi ka vendosur t’ia besojë shiritin anësorit brazilian.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “Sport”, De Jong do të jetë zëvendëskapiten, përpara Pedrit dhe Eric Garcías, të cilët e plotësojnë hierarkinë e re të dhomës së zhveshjes, përcjell “Gazeta Express”.

Raphinha iu bashkua Barcelonës nga Leeds United në verën e vitit 2022 dhe me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me karizmën e tij, është shndërruar në një prej pikave kryesore të ekipit.

Performancat e tij e ndihmuan gjithashtu të përfundonte në vendin e pestë në renditjen e Topit të Artë 2025, duke e konsoliduar statusin e tij si një prej liderëve të projektit të klubit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy