Jamal Musiala ka reaguar pas shqetësimeve të fundit për gjendjen e tij shëndetësore, duke i siguruar tifozët se është mirë dhe se nuk ka rrezik shtesë për shëndetin e tij.
Ylli i Bayern Munichut ka bërë të ditur se është diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme të humbjes së vetëdijes, të shkaktuara nga një mosfunksionim neurologjik dhe që, sipas tij, janë lehtësisht të trajtueshme.
E di që në pamje të parë mund të duken të frikshme, por për momentin janë thjesht pjesë e përditshmërisë sime. Po marr kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe jam shumë optimist”, ka shkruar Musiala.
Ai ka theksuar se, pas konsultimeve me specialistët, ka vendosur të vazhdojë aktivitetet e tij të përditshme dhe të luajë futboll.
E rëndësishmja është se nuk ka ndonjë rrezik shtesë për shëndetin tim”, ka deklaruar 21-vjeçari, duke falënderuar tifozët për mbështetjen dhe mesazhet e shumta.

