“I duhet trajtim i përhershëm”, neurologu e sqaron problemin e Musialas

by Nexhat

Episodet e të fikëtit të Jamal Musialës kanë shqetësuar botën e futbollit, por nga Bayern Munich vijnë sinjale optimiste për gjendjen e yllit gjerman.

23-vjeçari u rrëzua gjatë miqësoreve ndaj Leipzig dhe Heidenheim, ndërsa në ndeshjen e dytë qëndroi vetëm katër minuta në fushë përpara se të shfaqte sërish episodin.

banner

Vetë Musiala shpjegoi se mjekët i kanë konstatuar “episode të shkurtra të mungesës së vetëdijes, që shfaqen përkohësisht, por janë të trajtueshme dhe lidhen me një disfunksion neurologjik”.

Sipas neurologut Christoph Kleinschnitz, drejtues i Neurologjisë në Spitalin Universitar të Essenit, simptomat mund të lidhen me një formë të krizave epileptike të mungesës.

Megjithatë, specialisti thekson se nevojiten të gjitha ekzaminimet neurologjike për të përcaktuar diagnozën.

Eksperti shprehet optimist për karrierën e futbollistit, duke theksuar se një problem i tillë mund të trajtohet dhe Musiala mund të vazhdojë të luajë futboll, në varësi të rezultateve të ekzaminimeve dhe trajtimit që do të përcaktohet.

Edhe te Bayern Munich duket se mbizotëron qetësia.

Sipas agjencisë gjermane “dpa”, klubi nuk ka indicie se disfunksioni neurologjik do ta pengojë Musialën të vazhdojë karrierën në nivelin më të lartë.

Dy paraqitjet e tij të fundit ishin kryer në koordinim me mjekët.

Ndërkohë, presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, pranoi se episodi i dytë e kishte tronditur.

“Fakti që ndodhi sërish vetëm katër ditë më vonë më la vërtet në shok. Mbeta pa fjalë, gjë që rrallë më ndodh. Shtrihem duke menduar për të dhe zgjohem në mëngjes duke menduar për të. Ne e mbështesim Jamalin pa kushte.”

Hoeness zbuloi gjithashtu se klubi kishte dijeni prej kohësh për problemet e Musialës, përcjell tch, por se episodi në Leipzig ishte hera e parë që një situatë e tillë ndodhte në fushë.

“Na kishin informuar prej kohësh për këto probleme. Por ajo që ndodhi në Leipzig javën e kaluar ishte hera e parë që ndodhte në fushë. Mendova: ‘Nëse nuk ndodh përsëri së shpejti, atëherë mjekimi do të ndihmojë’. Por fakti që ndodhi sërish katër ditë më vonë më la vërtet në shok. Isha ulur në divan, pa fjalë.”

Hoeness shtoi se situata është para së gjithash një dramë për vetë Musialën dhe se mjekët e Bayern janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për aktivizimin e Musialës në Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit këtë të shtunë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy