Galatasaray e monitoron Rashfordin

by Nexhat

Galatasaray po e monitoron nga afër situatën e Marcus Rashford te Manchester United dhe nuk përjashtohet një lëvizje dramatike në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sipas Fanatik, klubi turk beson se pasiguria rreth të ardhmes së sulmuesit anglez mund të krijojë mundësinë për një transferim të bujshëm në Turqi në orët e fundit të merkatos.

banner

Rashford është rikthyer te Manchester United pas huazimeve te Barcelona dhe Aston Villa, por e ardhmja e tij në Old Trafford mbetet e paqartë. Trajneri Michael Carrick e ka cilësuar atë si “lojtarin tonë”, ndërsa Harry Maguire ka shprehur publikisht dëshirën që 28-vjeçari të qëndrojë.

Galatasaray, që po kërkon një përforcim të madh në sulm, mund të tentojë një goditje të fundit për Rashfordin nëse situata ndryshon para mbylljes së afatit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy