Manchester City vazhdon të punojë për ta përforcuar mesfushën përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Pas lëvizjeve të fundit në hyrje dhe dalje, drejtuesit e klubit duan t’ia dhurojnë trajnerit Enzo Maresca edhe dy përforcime dhe po i vlerësojnë disa profile të nivelit të lartë.
Në mesin e objektivave është Enzo Fernández, i cili prej kohësh ndiqet nga City, shkruajnë mediat britanike.
Chelsea, megjithatë, vazhdon ta kërkojë një shifër shumë të lartë, mbi 120 milionë funte, duke e bërë operacionin veçanërisht të komplikuar.
Pavarësisht kësaj, Manchester City nuk e ka braktisur ende këtë pistë.
Në listën e “Citizens” është gjithashtu Ayyoub Bouaddi, talenti i Lillet dhe njëri prej lojtarëve më premtues të futbollit evropian.
Mesfushori maroken konsiderohet njëri nga objektivat kryesorë dhe City thuhet se është pranë arritjes së një marrëveshjeje me klubin francez.
Por “Qytetarët” po e monitorojnë edhe Adam Whartonin e Crystal Palacet, Alexis Mac Allisterin e Liverpoolit, Manu Konén e Romës dhe Alex Scottin e Bournemouthit.
Bëhet fjalë për profile të ndryshme për nga karakteristikat dhe eksperienca, por të gjithë konsiderohen të përshtatshëm për projektin teknik të trajnerit të ri.
Objektivi i Manchester Cityt është i qartë: ta përfundojë revolucionin në mesfushë, i cili ka nisur me largimet e Rodrit, Reijndersit e Bernardo Silvas, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Nico González mbetet në diskutim.
Klubi anglez synon t’i afrojë dy mesfushorë të rinj përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, në mënyrë që ta nisë sezonin me një repart tërësisht të rinovuar.

