Real Madrid prezanton Konaten: Shumë i lumtur që jam këtu

by Nexhat

Disa ditë pasi kishte zbarkuar në kryeqytetin spanjoll, Reali i Madridit e ka prezantuar futbollistin francez, Ibrahima Konate.

Mbrojtësi është transferuar në gjigantin spanjoll si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin dhe atë kishte refuzuar ta renovonte.

banner

Ish-futbollisti i Leipzigut do të bartë fanellën me numrin 16-të në klubin mbretëror.

Konate është shprehur i lumtur për mundësinë që do të luajë në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”.

“Përshëndetje madrilenë! Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj t’ju shoh së shpejti në Bernabeu. Hala Madrid!”, ka thënë Konate me rastin e prezantimit te Reali i Madridit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy