Arsenali rikthehet fuqishëm për Julian Alvarez

by Nexhat

Arsenali ka identifikuar Julián Álvarez si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv, pasi dështoi në tentativën për të transferuar Vinícius Jr.

“Gunners” e kishin ftohur interesimin për argjentinasin, pasi Álvarez kishte bërë të qartë preferencën e tij për një transferim te Barcelona. Megjithatë, situata ka ndryshuar pasi Atlético Madrid vazhdon të refuzojë negociatat me klubin katalanas.

banner

Kjo mund t’i hapë rrugë Arsenalit që të tentojë një lëvizje për 26-vjeçarin në ditët e fundit të afatit kalimtar. Interesimi i klubit londinez për Álvarez nuk është i ri dhe është konfirmuar edhe më herët nga raportime të Sky Sports.

Ndërkohë, Barcelona duket se po shqyrton alternativa të tjera, me Lautaro Martínez që raportohet tashmë si një nga opsionet kryesore për sulmin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy