Benzema zbulon pse u largua nga Real Madridi: Të gjitha ëndrrat e mia u realizuan

by Nexhat

Karim Benzema ka rrëfyer arsyet që e shtynë të largohej nga Real Madridi, pavarësisht se ende ishte në kulmin e karrierës së tij. Sulmuesi francez kujton me emocione periudhën e tij në Madrid, ku u transferua si një talent i ri dhe u largua si një prej legjendave më të mëdha të klubit.

“Mendoj se bëra gjithçka te Madridi. Mbërrita atje si fëmijë dhe u largova si burrë, me shumë trofe dhe me Topin e Artë. Të gjitha ëndrrat e mia u realizuan.”

banner

Benzema shpjegoi se në një moment ndjeu se duhej të merrte një vendim për të vazhduar të ishte në nivelin më të lartë, ndërsa njëkohësisht e kuptonte se skuadra kishte nevojë t’u jepte hapësirë edhe talenteve të rinj.

“Erdhi një moment kur duhej të thosha se doja të qëndroja në majë, në nivelin më të lartë dhe si kapiten. Por e dija gjithashtu se nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë vitin tjetër dhe se edhe lojtarët e rinj kishin nevojë të luanin.”

Këto deklarata të Benzemas vijnë pas vështirësive që ai po kalon te kluni Al-Hilal, dhe zërave që do të largohet në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy