Evertoni hap bisedimet për Gabriel Jesusin

by Nexhat

Evertoni ka nisur kontaktet me Arsenalin për transferimin e Gabriel Jesusit, me klubin nga Liverpooli që po kërkon të përforcojë sulmin para mbylljes së afatit kalimtar.

Sipas raportimeve të fundit, Evertoni ka zhvilluar bisedime me Arsenalin në orët e fundit për një marrëveshje për sulmuesin brazilian. “Topçinjtë” janë të gatshëm ta shesin Jesusin, por kërkojnë rreth 20 milionë funte për kartonin e tij.

banner

Evertoni, nga ana tjetër, synon një marrëveshje në vlerën 12-15 milionë funte, duke bërë që diferenca në vlerësim të jetë aktualisht pengesa kryesore në negociata.

Deri tani nuk ka pasur kontakte mes Gabriel Jesusit dhe Evertonit. Megjithatë, trajneri David Moyes është i gatshëm të shtyjë për transferimin nëse Arsenali jep dritën e gjelbër për negociatat me lojtarin.

Evertoni kishte shqyrtuar gjithashtu mundësinë e rikthimit të Richarlisonit, por kjo alternativë është komplikuar pasi Tottenham kërkon rreth 35 milionë funte për sulmuesin brazilian.

Bisedimet me Arsenalin mbeten në fazat e hershme dhe tani gjithçka varet nga gatishmëria e klubeve për të gjetur një kompromis financiar. Evertoni pritet të marrë vendimin përfundimtar para ditës së fundit të afatit kalimtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy